Doni të kaloni një fundjavë të këndshme, por iu kanë mbaruar idetë? 6 nga VIP-at e mëposhtëm kanë kaluar një fundjavë fantastike me familjarët, apo me miqtë dhe mund të jenë një ndihmë e mirë për ju herën tjetër:
1. Ermal Mamaqi
Ditën e djeshme, e dielë, Ermal Mamaqi ka organizuar barbecue me familjen dhe shoqërinë. Ai ka publikuar në rrjete sociale disa foto, ku të gjithë duken shumë të lumtur:


2. Eni Koçi
Këngëtarja Eni Koçi e ka kaluar të dielën në Plavë-Guci, me siguri e shoqëruar nga Genc Prevlukaj.

3. Rudina Magjistari
Moderatorja Rudina Magjistari e ka kaluar fundjavën te Kepi i Rodonit. Ajo ka publikuar një video ku shihet e lumtur duke ecur buzë detit.

4. Jonida Maliqi
Këngëtarja Jonida Maliqi ka kaluar një të dielë fantastike në Ksamil, Kep Merli dhe nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale:

5. Delinda Disha
Delinda Disha e ka kaluar të dielën në Palasë së bashku me të shoqin dhe djalin e tyre. Aktorja ka ndarë me ndjekësit foto nga momentet e tyre më të bukura.

6. Dojna Mema
Dojna Mema e ka kaluar të dielën në një ishull të fshehur, me ujë kristal, së bashku me Vlashentin. Modertorja e ka konsideruar si parajsa në tokë, por nuk ka zbuluar se ku ndodhet.

