Ditën e djeshme, një vajzë 18 vjeçare e quajtur Marigona Osmani është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj. E reja është konstatuar e vdekur nga mjekët.

18-vjeçarja është lënë në derën e spitalit nga dy të rinj, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka arritur t’i identifikojë në saj të bashkëpunimit me qytetarët dhe me kamerat brenda spitalit.

Dy të dyshuarit janë Dardan Krivaqi nga Ferizaj i njohur për policinë dhe Arbër Sejdiu, shtetas i Suedisë me banim ne Zvicër. Sejdiu ka bashkëjetuar për dy muaj me viktimën dhe është arrestuar nga policia me ndihmën e familjarëve.
Ndërkohë, i dyshuari kryesor, Krivaqi nuk është arrestuar ende. Ai dyshohet të jetë dhe përdorues i lëndëve narkotike. Ndërsa e ndjera Osmani në trup kishte shenja të dhunës.
Burimi: 'Indeksonline"
