Nga Shqipëria / E Hënë 23 Gusht 2021, 13:01

E dhimbshme/ Koronavirusi i merr jetën 20-vjeçares nga Tropoja

Numri i rasteve me Koronavirus është rritur ndjeshëm si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë. Një vajzë 20-vjeçe, Suela Gusterani Pepaj ka humbur jetën ditën e djeshme nga ky virus.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja “Gjakova Sot”, ndërsa “ABC News” bën me dije se e reja ishte me origjinë nga Tropoja, por e martuar në Gjakovë.