Nga Shqipëria / E Hënë 23 Gusht 2021, 12:12

Plas skandali/ Dalin bisedat e kryeministrit belg me pornostaren italiane: Tifoz i imi

 

‘Përshëndetje zemër! E di që jeni në Belgjikë më 24 Nëntor…E shkëlqyeshme! Mendoni se mund të organizojmë një takim të nesërmen, të Hënën me datë 25?”

Mesazhi i mësipërm i është dërguar pornostares 28-vjeçare, Eveline Dellai nga kryeministri aktual belg, Alexander de Croo, 46-vjeç dhe baba i dy fëmijëve.

 

Qeveria belge është përfshirë nga skandali dhe kryeministri rrezikon karrigen e pushtetit. Biseda mes politikanit dhe yllit ndërkombëtar të pornografisë daton me periudhën kur De Croo ishte ministër për telekomunikacionin.


Biseda është zbuluar nga Wouter Verschlden, një gazetar i “Newsweek”. Ndërkohë, Dellai ka treguar të vërtetën e saj për mediat, ku ka deklaruar se ajo dhe De Croo nuk janë takuar kurrë personalisht.


“De Croo më kishte shkruar me rastin e një prej shfaqjeve të mia në Belgjikë, duke më kërkuar të takoheshim. Në atë moment nuk e dija kush ishte dhe si e kishte gjetur numrin tim privat, prandaj pyeta dhe më thanë se ai ishte një politikan i rëndësishëm. Kështu, ne filluam t’i shkruanim njëri-tjetrit. Ai ishte një tifoz i imi, donte të më shihte. Edhe mua do më pëlqente, por mes angazhimeve të tij dhe të miave, nuk ishim në gjendje të takoheshim. Vetëm biseduam. Për mua është një gjë e vogël. Unë marr miliona mesazhe, nga kaq shumë burra. Shumë prej tyre janë politikanë dhe të famshëm, për mua është normale. Mesazhet e De Croo janë të ngjashme me mijëra të tjera që më vijnë çdo ditë. E vërteta është se jam pak e trishtuar që kryeministri dhe unë nuk u takuam personalisht. Më pëlqejnë burrat me karizëm, burrat e pushtetit në veçanti”, ka treguar ajo.