Nga Shqipëria / E Diel 22 Gusht 2021, 22:10

Bregovic këndon shqip në Korçë, por përballet me një incident (Pamje)

Këngëtari serb Goran Bregovic është ngjitur mbrëmjen e sotme në skenën e Festës së Birrës në Korçë. Ai këndoi në shqip këngën “Kosovarja” dhe më pas interpretoi disa këngë të tjera të tij.

Gjatë performancës së artistit është shënuar një incident. Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për “ABC News” se janë hedhur tymuese. Sakaq, policia ka kapur autorin dhe situata është qetësuar.

Kujtojmë se ardhja e Bregovic në Shqipëri ka shkaktuar polemika të shumta, madje disa këngëtarë shqiptarë bojkotuan pjesëmarrjen.

Burimi: "Abc News"