Nga Shqipëria / E Diel 22 Gusht 2021, 22:10

Nëse dikush ju komenton për peshën, thjesht bëjini copy-paste këtë përgjigje të Encës

Enca ka publikuar në rrjete sociale një video me rrobabanjo, duke treguar se gjatë këtij viti ka shtuar në peshë. Megjithatë, kjo nuk e pengon këngëtaren që të ndihet mirë me veten.

“Kam shtuar pak peshë këtë vit (nga aksidenti i këmbës) por sërish ndihem e bukur si gjithmonë”, ka shkruar ajo.

Enca ka marrë replika të shumta nga ndjekësit dhe ndjekëset, një prej të cilave nuk e kupton se si ajo “rri akoma e kolme”.

“Jemi në 2021, ka lloj lloj mënyra për t’u dobësuar, se kuptoj pse rri akoma e kolme”, i ka shkruar ndjekësja. Enca e ka marrë me sportivitet komentin e saj dhe i ka renditur disa arsye që tregojnë se ndihet shumë rehat me veten.

“Sepse më pëlqen? Ndihem shumë mirë? S’kam ndërmend të bëj operacione? Meshkujt vdesin pas meje? Shpresoj të jenë mjaftueshëm arsye”, i është përgjigjur këngëtarja.