Nga Shqipëria / E Diel 22 Gusht 2021, 21:09

Mbani shënime! Meshkujt japin këshilla seksi dhe pse jo? Mund t’iu nevojiten

Meshkujt në rrjetin “Reddit” kanë ndarë me të gjithë këshilla seksuale, për ta bërë seksin sa më të kënaqshëm për të dy partnerët. Disa nga këto këshilla do i publikojmë për ju dhe nëse doni, mund të merrni një stilolaps dhe letër:

1. “Nëse do t’i bëni dikujt seks oral për herë të parë dhe iu ngecin qime në gojë, mos pështyni, pasi kjo e shkatërron momentin. Në vend të kësaj, lëpini pjesën e sipërme të kofshës për ta hequr atë nga gjuha juaj”

 

2. “Përdorni të gjithë gjuhën tuaj, veçanërisht pjesën e sheshtë. Jo vetëm majën. Kjo është më e këndshme për personin tjetër dhe më pak e lodhshme për ju. Gjithashtu, thithja e lehtë bën mrekulli.”

3. “Nëse partnerja iu jep këshilla gjatë seksit, mos e merrni për personale. Nuk është një sulm ndaj aftësive tuaja, por një mënyrë për ta bërë seksin më të kënaqshëm për të dy.”

 

4. “Djema, pasi keni bërë seks anal, sigurohuni që të urinoni dhe të laheni, përndryshe mund të merrni infeksion në traktin urinar ose infeksion të prostatës”.

5. “Mos kini frikë apo turp të bëni pasthirrma gjatë seksit, nëse partneri juaj po bën diçka që ju po e shijoni. Thjesht thuaji “Po, aty”, “Më shpejt”, “Më avash” ose “Mos ndalo”.

6. “Lodrat e seksit janë shokët e tu, jo armiq”.

7. “Mos pështyni askund dhe mos i jepni shuplaka kudo nëse nuk e keni pyetur më parë. Të bësh gjëra të tilla vetëm pse i shikon në pornografi nuk është mënyra e duhur. Gjithmonë pyesni së pari!”

8. “Argëtohu. Luaj. Qesh. Seksi mund të jetë i çuditshëm dhe argëtues. Provo gjëra të reja”.

 

9. “Nëse gjunjëzoheni në dysheme me personin tjeter në shtrat, teksa ju i bëni seks oral, mund ta vendosni prezervativin gjatë kohës që e bëni. Kjo ndalon prishjen e momentit kur ti ndalon për ta vënë”.

10. “Ta bësh një femër të kalojë në orgazëm ka të bëjë më shumë me ritmin, sesa me forcën.”