Nga Shqipëria / E Diel 22 Gusht 2021, 20:08

‘Informacion, argëtim dhe dashuri’, ku do ta shohim së shpejti motrën e Bes Kallakut

Prej vitesh, motra e Bes Kallakut, Ana Kallaku ka qenë prezantuese e Radio Televizionit Scan, mirëpo duket se ky rrugëtim ka përfunduar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ana, me anë të një postimi në rrjete sociale. Moderatorja ka treguar se së shpejti do ta shohim nën një tjetër logo, pa dhënë më shumë detaje.

“Mirënjohëse ndaj RTV Scan, ku u rrita profesionalisht dhe kuptova sa e dua ekranin. Së shpejti nën një tjetër logo, për të përcjellë informacion, argëtim dhe shumë dashuri”, ka shkruar Ana.