“Çfarë dhe si do të bëhet fëmija im kur të rritet?” Kjo është padyshim pyetja që i shoqëron të gjithë në momentin që bëhen prindër. A do të jetë një artist, apo shkencëtar? Introvert apo ekstrovert? I dashur, apo nevrik?
Shumica e pikëpyetjeve në mendjen e një prindi e marrin përgjigjen teksa vitet kalojnë, por sipas një studimi të bërë së fundmi, nuk është e nevojshme të prisni aq gjatë. Sipas studimit në fjalë, ju mund të gjeni të dhëna për inteligjencën e fëmijës tuaj, duke përdorur jashtëqitjen e tij të parë. Po, e lexuat mirë!
Analiza e jashtëqitjes së parë të një foshnje mund të tregojë nivelin e inteligjencës, apo nëse fëmija ka probleme në zhvillimin njohës (që nënkupton mënyrën si fëmijët mendojnë, eksplorojnë dhe i kuptojnë gjërat). Në veçanti, nivelet e larta të etileve të acidit yndyror të gjendura në jashtëqitjen e parë të foshnjës, mund të paralajmërojnë mjekët se një fëmijë është në rrezik për probleme me inteligjencën apo arsyetimin. Studimi është kryer nga studiuesit e universitetit “Case Western Reserve” në një projekt për të porsalindurit. (Lexo këtu)
1. Lloji i baktereve përcakton nëse foshnjat "shkëlqejnë" apo jo në testin njohës

Studiuesit kanë ekzaminuar monstrat e jashtëqitjes nga 100 foshnja 1-vjeçare. Pas ekzaminimit, ata kanë zbuluar se foshnjat që kanë nivele më të larta të gjinisë bakteriale “Bacteroides” dalin më mirë në testet njohëse.
Për më tepër, foshnjat që i kanë mikrobiomat e zorrëve më pak të ndryshme performojnë më mirë se ata që i kanë të shumëllojshme.
2. Probiotikët mund të nxisin zhvillimin e trurit

Probiotikët nxisin rritjen e baktereve të mira në trup, por studiuesit kanë sqaruar se ata nuk janë në gjendje t’iu japin të gjithëve një probiotik të caktuar. Si shembull, sipas një studimi, bakteret e zorrëve luajnë një rol të madh në rritjen e aftësive njohëse te foshnja para moshës 1-vjeçare.
Është gjithmonë emocionuese gjetja e mënyrave të reja për të njohur fëmijët, ndonëse këtë herë nga jashtëqitja në pelenat e tyre!
Burimi: "momjunction.com"
Përshtati: Xing.al
