Vendimi i qeverisë shqiptare për të strehuar mijëra afganë pas marrjes së Kabulit nga talibanët, ka shkaktuar debate në opinion publik. Enca është pyetur gjithashtu për këtë çështje dhe këngëtarja është shprehur se është e lumtur që shteti ynë po i ndihmon.

"Çfarë mendimi ke për afganët që po vijnë në Shqipëri? A është vendim i mirë i Edi Ramës", ishte pyetja që iu drejtua Encës nga fansat.

"Nuk e mendoj aspak në aspekt politik, por jam e lumtur që kemi mundësi të ndihmojmë dhe strehojmë njerëz që po vuajnë nga një situatë për të cilën e di gjithë bota", përgjigjet Enca.

Këngëtarja njoftoi gjithashtu se së shpejti do të sjellë këngë të reja, që si gjithmonë presim të kthehen në hit.





