Nga Shqipëria / E Diel 22 Gusht 2021, 18:06

'Mendoja se ishte shaka', Fero infektohet me Covid, ja gjendja e reperit

Fero ka bërë të ditur se është infektuar me Covid-19. Përmes një postimi në Instastory, reperi ka njoftuar se ka dalë pozitiv, gjë që e ka bindur se virusi ekziston pasi deri dje mendonte se ishte shaka.

“Kam menduar që koronavirusi është hajgare, ama përnime hiç. Unë jam pozitiv. Mos më folni”- shprehet Fero në video.

Reperi duket në gjendje të mirë shëndetësore e madje me një tjeter postim njofton se së shpejti do të publikojë këngën e re.