Dy pushues janë mbytur paraditen e së dielës në plazhin e Spillesë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, ndërsa bëhet fjalë për dy të moshuar nga Maqedonia e Veriut.
Sipas policisë, si pasojë e dallgëve, jetën e humbi një 79-vjeçar me inicialet M. M., dhe një 78-vjeçar me iniciale C. M.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burimi: abc
