Nga Shqipëria / E Diel 22 Gusht 2021, 11:11

Duke kërcyer me shami, dasmorët bllokojnë autostradën e Laçit

Një grup dasmorësh kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin ne autostradën e Laçit. Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al shihet grupi i dasmorëve që kanë ndaluar automjetet dhe kërcejnë në rrugë me shami në duar.

Në mbikalim ndodhet edhe kameramani i cili i filmon ndërsa kërcejnë.

Për disa momente qarkullimi në këtë pjesë të autostradës u bllokua ndërsa në sfond dëgjohen boritë e automjeteve që presin në radhë.