Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Gusht 2021, 22:10

Aurelës i kërkojnë të tregojë bashkëshortin dhe ajo e nxori një foto

Pak javë më parë, Aurela Hoxha u bë nënë për herë të parë. Lajmin e konfirmoi vetë modelja duke zbuluar se kishte lindur një djalë.

Aurela na i kurseu foto nga shtatzënia, por edhe bashkëshortin e ka mbajtur të fshehtë.

Prandaj një nga fansat e ka pyetur modelen nëse mund ta shohë bashkëshortin e saj dhe Aurela sërish duke u treguar diskrete postoi një video ku ai shihet duke notuar në thellësi.

Modelja tregoi gjithashtu se me bashkëshortin nuk flet shqip pasi prej kohësh tashmë jeton në Spanjë.