Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Gusht 2021, 16:04

Prezantoi partneren e re, por ish-bashkëshorti i Adrola Dushit habit me vendimin

Ish-bashkëshorti i Adrola Dushit, Adis Patushi duket se ka nisur një histori të re dashurie. Së fundmi ai publikoi në rrjete sociale një foto me një vajzë në makinë, të cilën shfaqej duke e puthur në faqe.

Por edhe pse në një lidhje të re, Adisi nuk i ka fshirë ende fotot me Adrola Dushin në profilin e tij në Facebook, madje as ato të martesës, vendim i cili i ka habitur të gjithë.

Modelja 28-vjeçare konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti i saj, Adis Patushi, në vitin 2017.

Burimi: Panorama