Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Gusht 2021, 15:03

BE: Nuk i njohim talebanët, nuk ka bisedime politike

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha këtë të shtunë se Bashkimi Evropian nuk i ka njohur talebanët dhe as nuk po zhvillon bisedime politike me militantët, një javë pasi ata morën kontrollin e Afganistanit.

Von der Leyen tha se do të propozonte një rritje të ndihmës humanitare prej 67 milionë dollarësh që Komisioni kishte parashikuar këtë vit për Afganistanin. Ajo tha se ndihma e BE-së lidhet me respektimin e të drejtave të njeriut, trajtimin e mirë të pakicave dhe respektimin e të drejtave të grave dhe vajzave.

“Ne mund t’i dëgjojmë ato çka thonë talebanët, por ne do t’i masim ato mbi të gjitha me veprat tyre”, tha Von der Leyen në një konferencë shtypi./VOA