Roberti dhe Nora kanë rindezur zjarrin e dashurisë. Pak ditë më parë burime për “Panorama Plus” treguan se dyshja po mendojnë të rikthehen sërish bashkë, dy vite pas ndarjes.
Duket se kjo është e vërtetë, pasi ato po kalojnë së bashku pushimet. Nora, Roberti dhe vajza e tyre, Renee kanë udhëtuar për në Bodrum të Turqisë.
Ditën e djeshme Roberti publikoi në rrjete sociale një foto të vajzës nga resorti ku po qëndrojnë, ndërsa sot Nora ka publikuar një video nga plazhi. Ajo shihet e relaksuar, teksa merr merr rreze dielli.
