Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Gusht 2021, 09:09

Ka 8 kunata, por si ia del? Fiori Dardha flet për marrëdhënien me motrat e të shoqit

Fiori Dardha, një nga gazetaret më të pëlqyera nga publiku është shumë aktive me postimet e saj në rrjete sociale, ku shpeshherë na tregon detaje edhe nga jeta private. 

Së fundmi, Fiori ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit, ku këta të fundit e kanë pyetur për marrëdhënien me kunatat. Moderatorja ka 8 të tilla, pasi i shoqi është djalë i vetëm, i fundit pas 8 motrave.

Ajo ka treguar se me të gjitha ka marrëdhënie të shkëlqyera. “Në një foto që ke postuar mbaj mend sikur ke tetë kunata. Si ja del dhe si i ke marrëdhëniet?”, e ka pyetur dikush.

“E vërtetë! Bashkëshorti imë shtë djalë i vetëm, i fundit pas tetë motrave. Si ia dal?! Me kunatat kam marrëdhënie të shkëlqyera! Kanë të gjitha familjet e tyre dhe kur mblidhemi së bashku, kënaqemi shumë. Fundja, një nuse kanë, ndaj më mbajnë me kimet!”, ka replikuar Fiori.