Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Gusht 2021, 09:09

Doni t’i njihni? Zgjidhen 3 vajza dhe 11 djemtë e parë që do t’i bashkohen ‘Përputhen 3’

Së shpejti, në ekranin e “Top Channel” do të fillojë sezoni i ri i “Përputhen”, “Përputhen 3”. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, autorja e programit, Olsa Muhameti ka zbuluar disa detaje.

Ajo ka treguar se deri tani janë zgjedhur 3 vajza dhe 11 djemtë e parë që do i bashkohen “Përputhen”. “Tashmë 3 vajza janë vendosur dhe 11 djem. Edhe pak ditë audicione, do të vendosin përfundimisht kasting-un e ri të përfunduar”, ka shkruar Olsa.

Më tej ajo ka zbuluar se studioja e programit do të vazhdojë të jetë po e njëjta, pa asnjë ndryshim.