Nga Shqipëria / E Premte 20 Gusht 2021, 23:11

Përfshihet nga flakët magazina ushqimore në Gjirokastër

Një shkarkesë elektrike në kutinë e shpërndarjes së linjës së energjisë elektrike ka shkaktuar zjarr në një magazinë ushqimore në qytetin e Gjirokastrës. Zjarrëfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët dhe fatmirësisht ia kanë dalë mbanë, para se të përhapeshin në drejtim të dy banesave aty pranë.

Si pasojë e zjarrit, u dogjën dyshemeja e drunjtë, një printer, një kompjuter, kaseta elektrike, tavanet e gipsit e dyert e drunjta. Sipas kreut te PMNZSH, gjeneral Pëllumb Shalarit, magazina e pozicionuar në zonën industriale paraqiste rrezik nëse zjarri do të prekte depozitën e madhe të gazit.

Burimi: "Abc News"