Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut. Kjo mbledhje është zhvilluar për situatën në Afganistan.
Gjatë mbledhjes, Xhaçka është shprehur se nëse Shqipëria arrin të ofrojë strehim për afganët, përse vendet e tjera nuk mund ta bëjnë diçka të tillë.
“Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne.
Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot?”, ka thënë ministrja.
Burimi: "ABC News"
