Nga Shqipëria / E Premte 20 Gusht 2021, 17:05

Talebanët fshijnë imazhin e Beatrix Ramosajt nga Kabuli, këngëtarja reagon e prekur

Pak ditë më parë talebanët morën pushtetin në Afganistan, duke shkaktuar tmerr te populli. Ditën e djeshme një burrë u fotografua duke mbuluar me bojë posterat e modeleve të vendosura në vitrinat e Kabulit.

Një ndër këto postera ishte imazhi i këngëtares shqiptare, Beatrix Ramosaj. Ditën e sotme ajo ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen në fjalë, duke thënë se ndihet shumë keq, pasi mendon për të gjitha ato gra dhe vajza që tashmë nuk kanë liri.

"Shume njerez me kane pyetur sesi ndihem per fshirjen e fotografise sime nga vitrinat e Kabulit. Jam pa fjale dhe ndihem jashtezakonisht shume keq, jo sepse eshte portreti im, aty mund te ishin me mijera vajza te tjera shume te bukura, por sepse mendoj per te gjitha ato gra dhe vajza qe tashme skane me asnje grimce lirie dhe mundesi per te shprehur veten. Ndihem shume keq si artiste dhe si femer, pasi mendoj se roli jone eshte akoma me i madh se i te krijuarit art, por edhe per te ngritur zerin per ceshtje te ndryshme, per te frymezuar, per te dhuruar enderra dhe shpresa per me te vegjlit. Ndoshta per disa ato fotografi jane thjeshte fushata promocioanale per te shitur fustane, por ne nje shoqeri qe ishte ende duke u rimekembur, ishin nje fije shprese me shume per vajzat e vogla, qe duke pare ato fotografi ndoshta enderronin te ardhmen e tyre te bardhe, te drejte, te lumtur , me partnerin e zemres qe kane zgjedhur vete dhe kurrsesi duke pare ato fotografi nuk do mendonin se pas 20 vitesh talebanet do te ktheheshin e do te shuanin enderrat e tyre. E urrej faktin qe pas shume vitesh perpjeke per liri por dhe per te ngritur imazhin e gruas ne Afganistan tani cdo gje eshte rrenuar. Por une vij nga nje familje e forte, me gra te forta, qe me kane mesuar qe pas cdo rrezimi, ka nje ngrite dhe qe e drejta eventualisht do te triumfoj. Gjithashtu duke qene me origjine nga Kosova, e di dhe e ndjej dhimbjen e madhe qe te gjithe refugjatet jane duke kaluar tani, po lutem per ju dhe gjithashtu po lutem per gjeneraten tjeter te afganeve, duke shpresuar qe nje dite ato do te shijojne lirine dhe te mos iu zhduket kurre kjo ndjenje. Por lutja nuk ndihmon, ajo qe ndihmon eshte ngritja e zerit dhe te jesh i kuptueshem. Dhe ne mes te kesaj krize te madhe humanitare, do i kerkoja te gjithe te rinjve/bashkemoshatareve ne Shqiperi, ne Europe, ne USA, te behen me te mirekuptueshem dhe ta kene parasysh qe “Asnje njeri nuk do zgjidhte te vdiste ne ajer, po mos ta dinte sesa e rrezikshme eshte toka ne te cilen shkel”, ka shkruar këngëtarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BEATRIX (@beatrixramosaj)