Nga Shqipëria / E Premte 20 Gusht 2021, 17:05

Rritet numri i të prekurve/ 2 viktima dhe mbi 500 raste të reja me Koronavirus në vend

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6173 testime dhe janë konfirmuar 535 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

184 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 37 në Vlorëm, 29 në Durrës, 19 në Malësi e Madhe, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, nga 13 raste në Sarandë, Elbasan, nga 12 raste në Lezhë, Kamëz, Fier, 10 në Vau i Dejës, 7 në Peqin, nga 6 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Prrenjas, nga 5 raste në Kuçovë, Dimal, Mallakastër, nga 4 raste në Dibër, Mat, Divjakë, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Krujë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Shijak, Vorë, Roskovec, Memaliaj, Pogradec, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Patos, Tropojë, Has, Pukë.

Aktualisht janë 4615 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 60 pacientë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 45 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 77 vjeç nga Tirana. 

Janë shëruar 122 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,042 që nga fillimi i epidemisë.