Nga Shqipëria / E Premte 20 Gusht 2021, 15:03

Mbyllen klubet e natës, maska e detyrueshme: Kosova nga 20 gushti nën masa të rrepta

Rritja e madhe e infektimeve me Covid ka bërë që qeveria e Kosovës nga data 20 gusht të ashpërsojë masat. Tetë përsona humbën jetën dhe mbi  dy mijë raste të infektimeve u shënuan vetëm gjatë  24 orëve të fundit, që në raport me numrin e popullsisë, përbën rritjen më të madhe të infektimeve në rajon.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të reduktohen gati të gjitha aktivitetet publike deri në masën e mbylljes totale si? janë, klubet e natës dhe ahengjet familjare që në stinën e verës në Kosovë janë të shumta. Përdorimi i maskave bëhet i detyrueshëm në të gjitha ambientet e mbyllura publike. “Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Masa tjetër lidhet me udhëtimet. Të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit kombëtar të shëndetësisë publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Burimi: abc