Nga Shqipëria / E Premte 20 Gusht 2021, 14:02

Zbulohet data e koncertit të Ermal Metës në Tiranë

Ermal Meta po rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku do të mbajë një koncert në Stadiumin Air Albania. Këngëtari me origjinë shqiptare njoftoi datën e koncertit të tij në Tiranë përmes një statusi në Instagram, ku zbulon se koncerti do mbahet më 17 shtator.

Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri “Air Albania” në kryeqytet.

“Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin ‘Air Albania’ do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 Gusht në linkun në story. Ju pres!”, shkruan Meta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)