Nga Shqipëria / E Premte 20 Gusht 2021, 09:09

Turqia ngre murin gjigant, Erdogan: Nuk do të bëhemi depo e emigrantëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdo?an është shprehur pas Këshillit të Punëve të Brendshme të BE -së, se Turqia nuk do të bëhet depo emigrantësh.

Në Këshillin e Punëve të Brendshme të BE u diskutua nevoja që Turqia të marrë përgjegjësitë e saj sipas Deklaratës së Përbashkët me BE. Erdo?an po ashtu u bëri thirrje liderëve evropianë të marrin përgjegjësinë për emigrantët që po largohen nga Afganistani.

Për të parandaluar valën e emigrantëve nga Afganistani, Turqia ka ndërtuar një mur gjigant përgjatë vijës kufitare me Iranin.