Gjatë natës në Himarë është ndezur një vatër zjarri. Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar pamjet në rrjetet sociale.

Zjarri ka rënë në Qafën e Vishës, në hyrje të qytetit të Himarës. Ndërkohë, duket se flakët kanë marrë përmasa të mëdha.

“Himara e pushtuar nga flakët vetëm pak minuta më pare! Në zbritje nga qafa Vishës drejt Himarës!!” shkruan Vasili.



