Lindita Halimi do të kryejë një ndërhyrje në trup. Lajmin e jep vete këngëtarja dhe njofton se do të realizojë një vlog në Youtube ku do të flasë më shumë për ndërhyrjen estetike. Lindita do i nënshtrohet operacionit të quajtur BBL.

BBL është një procedurë e specializuar që heq dhjamin nga të pasmet. Gjatë procedurës, kirurgu plastik heq yndyrën e tepërt nga barku, ijet ose kofshët duke përdorur liposuksion. Kirurgu e transferon këtë yndyrë në vithe për më shumë volum.





