Grupi i xhirimit të CNN me në krye gazetaren Clarissa Ward janë përballur me talebanët. Ekipi ishte pranë aeroportit, i rrethuar nga afganë të dëshpëruar dhe familjet e tyre që shpresonin të shpëtonin me një fluturim evakuimi, teksa luftëtarët talebanë qëlluan me armë për të kontrolluar turmën.
“Ne kishim luftëtarë talebanë përreth që na afroheshin, një burrë më bërtiste të më mbulonte fytyrën” tha Ward për CNN pas incidentit.

"Ekipi gjithashtu vuri re një burrë që mbante kamxhik të madh të improvizuar duke përdorur atë për të penguar qytetarët që të largohen,” shtoi ajo.

Në një moment, një luftëtar taleban ngriti armën e tij AK-47 dhe dukej sikur ishte gati të fillonte të gjuante. Momenti më i frikshëm ishte kur dy luftëtarë talebanë vunë re një producent të CNN që filmonte video me telefonin e tij dhe u sulën drejt ekipit me pistoleta të ngritura dhe gati për të goditur.
“Ata ishin gati për ta qëlluar me pistoletë,” tha Ward. Vetëm kur një tjetër luftëtar taleban ndërhyri, duke u thënë të tjerëve se ekipi i Ward ishin gazetarë me leje për të raportuar, ata u lejuan të kalonin.
