Nga Shqipëria / E Enjte 19 Gusht 2021, 16:04

Luana dhe Krenari ndahen në prag të dasmës? Veprimi që ngjalli dyshimet

Luana prej vitesh e ka mbajtur hermetike jetën private, megjithatë tashmë të gjithë e dinë lidhjen e dashurisë me Krenar Çoçajn. Çifti janë kapur shpesh mat, madje në media është përfolur se kanë nisur bashkëjetesën.

Ndonëse dukej se gjithçka mes tyre po shkonte me së miri, së fundmi diçka ka ndodhur. Luana dhe Krenari nuk ndiqen më në rrjete sociale, çfarë lë të kuptohet se çifti po kalojnë një krizë në marrëdhënie.

Kujtojmë se pak kohë më parë “Ballkan Web” raportoi se Luana dhe Krenari ishin gati për t’i thënë “Po” njëri-tjetrit, e kishin nisur përgatitjet e dasmës. Çfarë ndodhi tani?