Zjarri i dashurisë mes Nora Istrefit dhe Robert Berishës nuk është shuar. Pak ditë më parë burime për “Panorama Plus” treguan se dyshja po mendojnë të rikthehen sërish bashkë, dy vite pas ndarjes.

Së fundmi, Nora dhe Roberti janë kapur mat në Aeroportin e Prishtinës së bashku me vajzën e tyre, Renee dhe me nënën e këngëtares, Suzana.

“Prive” ka publikuar disa foto dhe një video ekskluzive nga ky moment. Nuk dihet ende ku kanë udhëtuar.





