Nga Shqipëria / E Enjte 19 Gusht 2021, 14:02

Tragjike/ 5-vjeçari afgan bie nga kati i nëntë i hotelit dhe humb jetën

Një 5-vjeçar ka rënë nga 70 metra lartësi nga dritarja e një hoteli (nga kati i nëntë) në Sheffield dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Një banor, përkthyes afgan për Ushtrinë Britanike ka thënë se djali ishte refugjat afgan. Besohet se vogëlushi kishte qëndruar në hotel me nënën e tij që kur mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar nga Afganistani.

Burimi: "Daily Mail"