Nga Shqipëria / E Enjte 19 Gusht 2021, 09:09

Vajza që iu mbulua fytyra nga frika e talebanëve ishte këngëtarja shqiptare

Pasi talebanët morën nën kontroll vendin, shumë afganë kanë vendosur të largohen ndërsa të tjerë t’ju përshtaten rregullave strikte të tyre. Mes tyre një burrë fshiu imazhet e modeleve femra në një sallon bukurie në Kabul.

Por një ndër imazhet ka qenë ai i këngëtares dhe modeles shqiptare, Beatrix Ramosaj. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në Instagram.

Ramosaj kishte realizuar një set fotografik në Stamboll për një kompani turke.