Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Gusht 2021, 19:07

Pas një periudhe të gjatë pauze, Era Istrefi rikthehet në muzikë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Era Istrefi ka bërë një puazë të gjatë në muzikë, arsyeja e së cilës nuk dihet. Mirëpo, për të gjithë ata që e kanë munguar, kemi një lajm të mirë!

Era do të rikthehet së shpejti dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo. Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale një foto nga studioja muzikore.

Ajo nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth këtij projekti muzikor, por lajmërimi i tij ka gëzuar shumë fansa.