Pas ndarjes nga Alex Rodriguez, Jennifer Lopez u rikthye me ish-partnerin e dikurshëm, Ben Affleck. Dyshja dalin hapur në publik, duke mos i kursyer puthjet apo përkëdheljet.

Ribashkimi i tyre ka bërë bujë në media, por ç’mendim ka Alex për gjithë këtë? Vetëm së fundmi, ai ka reaguar për herë të parë në një intervistë për “Entertainment Tonight”.

Alex ka deklaruar se është mirënjohës për 5 vitet që ka kaluar me Jenniferin, si dhe është shprehur se po shikon përpara.
“Për 5 vjet kam pasur një jetë dhe partneritet të jashtëzakonshëm dhe gjithashtu, bashkë me vajzat e mia, kemi mësuar shumë. Unë jam shumë mirënjohës për vendin ku Zoti dhe drita më ka sjellë, dhe me të vërtetë po shikoj përpara. Kryesisht dua të shikoj si vajzat e mia po zhvillohen”, ka thënë ai.




