Moderatorja Fjoralba Ponari është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit. Një prej tyre e ka pyetur se si është dobësuar dhe moderatorja nuk ka ngurruar të tregojë.

Ajo ka ndarë me ndjekësit dietën që ka përdorur dhe ka treguar se një herë është dobësuar më shumë nga ç’duhej.

“Kam qenë 70 kg, shkova 50 (por dukesha dhe ndihesha jo mirë), tani 56 +_ 2 kg në varësi të stresit dhe ngarkesës në punë! Për t’u dobësuar haja vakte çdo tre orë me porocione të vogla!”, ka replikuar Fjoralba.





