Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Gusht 2021, 17:05

Goran Bregovic konfirmon pjesëmarrjen në Festën e Birrës në Korçë

Ftesa që i është bërë këngëtarit serb, Goran Bregovic për të performuar në Festën e Birrës në Korçë ka krijuar shumë polemika. Qytetarë të shumtë, ashtu si dhe personazhe të njohur të ekranit kanë reaguar të revoltuar duke bërë thirrje për bojkot.

Mirëpo pavarësisht të gjithave, Goran Bregovic do të vijë në Shqipëri për të performuar me datë 22 Gusht. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai në faqen e tij zyrtare.

4 ditë pas Korçës ai do të performojë në Rusi.