Një krim në familje ka tronditur Shkodrën, ku burri ka vrarë gruan dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjet “Ahmet Haxhia”.
79-vjeçari Fadil Bandulla ka vrarë me armë zjarri në banesë bashkëshorten e tij 83-vjeçare, Sanije Bandulla.
Sipas uniformave blu nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh. Sakaq, në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik.
Burimi: "Abc News"
