Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Gusht 2021, 16:04

'Talibanët po më ndjekin, ju lutem më ndihmoni', vajza thërret e dëshpëruar ushtarët amerikanë

Një kaos i madh është shkaktuar sot nga ulërimat dhe paniku, të përziera me zhurmën e armëve në aeroportin e Kabulit. Mijëra afganë të dëshpëruar iu luteshin këtë mëngjes trupave amerikane që të lejoheshin të hipnin në avion për të shpëtuar nga sundimi i talibanëve.

Një një video të publikuar që po qarkullon në rrjet shihet një vajzë me duar mes kangjellave e cila i lutët dëshpërimisht ushtarëve amerikanë që ta ndihmojnë sepse talibanët po e ndiqnin.

Talibanët arritën të rrethonin aeroportin dhe filluan të mbanin nën kontroll turmën, gra, burra, fëmijë duke qëlluar me armë.