Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Gusht 2021, 15:03

Rama: Brenda javës mbërrijnë 1 mijë afganë në vendin tonë

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle ka bërë me dije se gjatë javës pritet që në vendin tonë të mbërrijnë dhe grupi i parë ië refugjatëve prej rreth 1000 personash.

Afganët që do të vijnë në vendin tonë do të jenë kryesisht gazetarë, punonjës social, mësues dhe bashkëpunëtore të trupave amerikane, tha Rama për gazetën spanjolle El Periodiko.

Në mediat spanjolle theksohet se Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur që ti bëjnë ballë pritjes së refugjatëve afgane, duke njoftuar se kanë dytësuar kërkesën e qeverisë amerikane për të pranuar një pjesë të të shpërngulurve që po i shpëtojnë kryengritjes talibane.