Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Gusht 2021, 15:03

Zvicra ndalon hyrjen e refugjatëve direkt nga Afganistani

Qeveria ka njoftuar se Zvicra nuk do të pranojë grupe të mëdha refugjatësh afganë që vijnë direkt nga Afganistani. Viza humanitare do të konsiderohen për njerëzit të cilët përballen me ”kërcënim të menjëhershëm, të qartë, serioz dhe të pashmangshëm për jetën e tyre, ” tha qeveria.

Aplikantët për vizë gjithashtu duhet të kenë një marrëdhënie të ngushtë dhe ekzistuese me Zvicrën, shtoi deklarata.

“Bazuar në këto kritere të hyrjes, Ministria e Drejtësisë do të shqyrtojë aplikimet shtesë për hyrjen e individëve nga Afganistani,” tha qeveria.

Zvicra aktualisht nuk do të pranojë një grup më të madh njerëzish drejtpërdrejt nga Afganistani. “Nuk mjafton që një person t’i përkasë një grupi potencialisht të cenueshëm,” tha qeveria.