Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Gusht 2021, 11:11

Këngëtarja e njohur arratiset nga Afganistani me avion ushtarak

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur afgane, Aryana Sayeed është një nga mijëra qytetaret që ka braktisur vendin pasi talebanët morën pushtetin.

Ajo u arratis me aeroplan ushtarak të martën në mbrëmje dhe ka arritur në Stamboll, ku pritet ta kalojë pjesën tjetër të jetës.

“I uroj afganëve jetë pa frikën e kamikazëve dhe shpërthimeve”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetet sociale.

Aryana Sayed është shumë e famshme në Afganistan, ku drejtonte edhe spektaklin e njohur muzikor “The Voice”.