Media serbe B92 ka publikuar një artikull ku i referohet një turisteje serbe që është ankuar për Shqipërinë. Pushuesja ka publikuar një video në Tik-Tok, ku shpjegon se pas komenteve pozitive që kishte dëgjuar u nis drejt Shqipërisë, por kur mbërriti është përballur me një tjetër realitet.
“Deri sa erdha të gjithë thanë se është shumë bukur. Kjo është çfarë nuk na kanë treguar, papastërti, erë e keqe, ujëra të zeza nga të gjitha anët. Kjo është vetëm një pjesë”, ka thënë ajo në videon e postuar.
Në video, turistja tregon se vendi në fjalë është Spille, dhe pretendon se ujërat e zeza derdhen në rrugë.
“Thjesht është një plazh i mirë, përndryshe asgjë, është kaq i çoroditur, është aq i ndotur,” tha ajo në video.
Në fund të videos, ajo vuri në dukje se e vetmja anë e mirë është në fakt vetëm sepse plazhi është me rërë, por shtoi se njerëzit janë fajtorë për gjithçka sepse nuk mbledhin mbeturinat.
