Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Gusht 2021, 11:11

E tmerrshme/ Motra mbyt motrën me rripin e qeses në Greqi

Policia e Katerinit në Greqi ka arrestuar një grua pasi akuzohet se mbyti të motrën me rripin e një qeseje. Mediat greke raportojnë se ato jetonin të dyja dhe njëra ishte 73 vjeç e tjetra, 75 vjeç.

Në rrethana ende të paqarta motra më e madhe i lidhin rripin e qeses motrës më të vogël në fyt duke i shkaktuar vdekjen.

Policia dyshon se ato kishin probleme mendore, ndërsa pritet t’i kryhet edhe autopsia viktimës.