Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Gusht 2021, 09:09

Për të ndaluar refugjatët afganë të futen në vend, ja si duket muri gjigant në Turqi

Për të parandaluar valën e emigrantëve nga Afganistani, Turqia ka ndërtuar një mur gjigant përgjatë vijës kufitare me Iranin. Pasi talebanët morën kontrollin e vendit, mijëra qytetarë duan të ikin nga Afganistani.

Turqia tashmë ka pranuar miliona refugjatë nga Siria, por tani frikësohet nga një valë e re e emigrantëve nga Afganistani.

Kështu Turqia vendosi të ndërtojë murin 295 kilometra që do të shërbejë si barrierë dhe do të jetë i veshur me tela me gjemba.