Nga Shqipëria / E Martë 17 Gusht 2021, 17:05

Arbana Osmani konfirmon prezantimin e 'Big Brother VIP': U gëzova si 13 vite më parë

“Big Brother VIP” do te prezantohet nga Arbana Osmani dhe tashmë është e konfirmuar. Lajmin e ka konfirmuar vetë Arbana me një mesazh emocionues. Moderatorja tregon se gëzoi njësoj si 13 vite më parë, kur në prill i kërkuan të merrte drejtimin e formatit.

“13 vite më parë, kur isha vetëm 25 vjeç, Tani më besoi drejtimin e spektaklit që do të gozhdonte shqiptarët para ekranit për gati një dekadë. Dita kur në celularin tim ka ardhur mesazhi i tij “Urime për Big brother” ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime, e megjitheate kurrë nuk ma kishte marrë mendja që “Big brother” do identifikohej aq shumë me mua dhe unë me të sa që me kalimin e viteve mu bë si mbiemër.

Kur në prill të këtij viti drejtuesit e Top Channel më kërkuan drejtimin e formatit pikërisht sepse “nuk ka asnje kuptim nëse nuk je ti” gëzova njësoj si para 13 viteve, por nuk doja ta ndaja me ju pa filluar puna. Që atëherë, bashkë me një skuadër fantastike kemi punuar dhe po punojmë çdo ditë për të risjellë në sezonin e ri në ekranin e Top Channel programin që prisni prej 4 vitesh. Me besimin që do te jetë një edicion i paharrueshëm, emocionues, drithërues e dinjitoz, siç e meriton. Shihemi në tetor, me Big Brother Vip”, shkruan Arbana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Me këtë rast moderatorja ka ndarë edhe disa imazhe nga fitoret ndër vite.