Nga Shqipëria / E Martë 17 Gusht 2021, 09:09

Kryebashkiakja e parë femër në Afganistan: Po pres talebanët të më vrasin

Pas një lufte 20 vjeçare, talebanët kanë marrë pushtetin në Afganistan, dy javë para se Shtetet e Bashkuara të përfundonin tërheqjen e trupave.

Kryebashkiakja e parë femër në Afganistan, Zarufa Ghafari ka reaguar në një postim në rrjete sociale duke u shprehur se ka humbur shpresat për ndryshim të situatës.

“Jam ulur duke pritur që ata të vijnë. Nuk ka asnjë njeri që të më ndihmojë mua apo familjarë të mi. Ata do të vijnë për njerëz si unë dhe do të më vrasin”, shkruan ajo.