Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza" mbi 44 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook.
"44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin 'Nënë Tereza', duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv", ka njoftuar Manastirliu.
