Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka aprovuar vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë institucioni nëpërmjet një komunikate për mediat, që thekson se do vaksinohen edhe fëmijët 12-vjeçar në bazë të indikacioneve shëndetësore me vaksinën Pfizer, përcjell Gazeta Express.
“Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin: Vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.
