Nga Shqipëria / E Hënë 16 Gusht 2021, 20:08

Rritja e rasteve me Covid/ A do të kthehen nxënësit në shkolla? Flet ministrja Kushi

Përgjatë ditëve të fundit rastet e reja me Koronavirus janë rritur ndjeshëm, por pavarësisht kësaj me datë 1 Shtator nxënësit do të rikthehen në shkollë, të paktën deri në një njoftim të dytë.

"Pak para nisjes së vitit të ri shkollor, vijon pa ndërprerje puna nëpër shkolla me sistemimet dhe riparimet e fundit në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator për nxënësit e mësuesit tanë.

Faleminderit të gjithë punonjësve që angazhohen për të na sjellë ambiente shkollore më të sigurta, më të rregullta dhe më të pastra” shkruan Ministrja Kushi.

E ndërsa përgatitjet po bëhen që gjithçka të rikthehet në normalitet, në javët në vijim pritet për t’u parë nëse do të ketë ndryshime nga Komiteti i Ekspertëve", ka shkruar ministrja Kushi në rrjete sociale.